Kapet me kanabis 30 vjeçari në Tiranë/ Në makinë i gjendet dhe peshore elektronike

Në prangat e policisë ka rënë një 30 vjeçar nga Tirana pasi është kapur me 1.1 kg kanabis në makinë. 

Sipas njoftimit të policisë, efektivët kanë lokalizuar dhe ndaluar, në rrugën “Nikolla Tupe", automjetin me drejtues shtetasin R. Rr. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1.1 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një peshore elektronike dhe dy aparate celulare.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Green pack", për goditjen e shpërndarjes së lëndës narkotike kanabis.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë.  

Sekuestrohen një pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë 1.1 kg, një peshore elektronike dhe dy aparate celulare.

Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari që e transportonte me automjet, pakon me lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Green pack". 

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:  

- R. Rr., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë lokalizuar dhe ndaluar, në rrugën “Nikolla Tupe", automjetin me drejtues shtetasin R. Rr. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1.1 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një peshore elektronike dhe dy aparate celulare.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. Rr.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë?‍♂️?
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit??
#nëshërbimtëqytetarëve?‍♂️??‍♂️