Finalja Kosovë-Serbi!
Sa finale do ti kemi në histori me këtë popull, që na ra hise me i pas fqinjë grabitqar në veri?!!!
Asociacioni, Republika, apo Serbia në Kosovë?
Cili është realiteti?
Ku mbetën territoret shqiptare dhe shqiptarët që jetojnë në Serbi dhe çka po fitojnë ata?
A do të ketë bisedime pas bisedimeve me Serbin dhe për çka do të bisedohet?
Kush po fiton dhe kush po humbë?
Shumë pyetje, sillen dhe përsillen nëpër popull dhe në mendjen e çdo shqiptari që i thotë vetit shqiptar, sado që ka pak tru dhe din me mëndu.
Serbet thonë, se ata po humbin, Vuqiçi po vajton, po ankohet dhe po thotë se ishin bisedimet më të rënda prej se e mban mend ai për Kosovën dhe me bashkësinë ndërkombëtare.
Disi e pakuptueshme kjo, por hajt se shqiptarët e han edhe këtë!
Ankesat e Vuqiçit po i ngjan hajnit, që i thirr fqinjët dhe ankohet se hajni qenka vet i zoti i shtëpisë!
Pyetja më e madh që vjen vetvetiu është:
Si është e mundur që serbët po humbin, kur po e fitojnë një Republikë Serbe në Kosovë, sado që mundohemi ta ngushëllojmë veten, se jo kështu, jo ashtu?
Cili ishte fitimi që kan shqiptarët në këtë tregim pas darke në dimër të acartë?
Kush ishte nga shqiptarët, që ka nënshkruar këtë para 10 vitesh që po thotë Vuqiçi, çfar zori kishte?
Cili ndërkombëtar apo mik i joni ndërkombëtar e akcepton një Asociacion të tille fashisimi dhe na qet hi syve se po dashka me pranuar ne shqiptarët diçka të till?
Europë, SHBA, a jeni miqë tanë me të vërtetë, apo vetëm po bëheni se jeni, apo po flirtoni me Serbin për ndonjë arsye që ne nuk po e dimi?
Cili nga politikanët tan, ka fytyra ta pranon një diçka të tille dhe pse duhet ta pranoni?
Unë mendoj se ai që e ka nënshkruar një diçka të tille, por edhe ai që e pranon implementimin e këtij Asociacioni, që kryekëput e ka për qëllim ndarjen e kësaj pjese nga Kosova, duhet të përgjigjen para ligjit, por edhe para popullit si tradhtar të kombit dhe si armiq të popullit dhe shtetit të fituar me sakrificë.
Nëse vërtetë pranohet një Asociacion i tillë në baza etnike, pa ndryshuar emrin dhe pa futur edhe ndonjë komunë tjetër që të quhet ndryshe, atëherë duhet thënë popullit tone, se ne jemi humbësit edhe pse gjatë historisë shqiptari kurrë nuk do ta pranoj dhe çdo here synimi do të jetë të kthehet kjo pjesë e Kosovës, e cila u spastrua nga shqiptarët dhe u vodh nga Kosova me ndihmën e kolaboracionistëve dhe tradhtarëve, por edhe duke ndihmuar nga ata që silleshin si miqtë tanë.
Kjo na ka ndodhë edhe një herë më përpara në vitin 1878 nga Serbia, me ndihmën e ndërkombëtarëve, por për dallim atëherë nuk ka nënshkruaar askush nga shqiptarët.
Dhe në fundë, nuk ka të drejtë askush ta pranon Kapitullimin e Kosovës sepse u derdh gjak shqiptari për të!