Përmbytjet: Shpëtohet çifti i moshuar në veri të Mitrovicës

Një prej qyteteve që është përmbytur më së shumti nga vërshimet është Mitrovica.

Edhe në pjesën veriore të qytetit shtëpitë i ka marrë uji dhe banorët është dashur të evakuohen.

Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar një video ku Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës e kanë shpëtuar një çift të moshuar në Veri të Mitrovicës, të cilët kishin mbetur të ngujuar pasi shtëpinë e tyre e ka marrë uji.