Aplikacioni ‘Aktivisti’, Progni: Përdoruesve u cënohet privatësia, ka akses në aplikacionet personale të tyre

Ekspert i IT Gent Progni i ftuar në  edicion e pasdites me moderatorin Edvin Parruca në Syri Tv ka  komentuar problemet që vijnë nga aplikacioni “Akt1visti” i cili është në funksion të kontrollit të administratës nga mazhoranca

Progni ka treguar se përdoruesit e këtij aplikacioni janë në rrezik pasi në momentin e instalimit, automatikisht “Akt1visti” ka akses në aplikacionet përsonale të përdoruesit, si Facebook, Instagram dhe Tëitter duke i cënuar privatësinë.

“Ky aplikacion është shumë problematic. Në momentin që instalohet në telefonin e ccdo përdoruesi  ky merr disa aksese.

Në momentin që ti e instalon ti bën një lidhje të drejtëpërdrejtë të profilit tënd në facebook  më këtë aplikacion dhe në momentin që ti bën këtë lidhje të drejtëpërdrejtë të profilit me aplikacionin automatikisht aplikacioni ka të gjithë të drejtat në profiling tënd duke thënë këtu leximin  e ccdo postimi, share, like, koment që bën ti dhe mesazhet e tua, friendsat e tua dhe pothuajsegjithccka në facebook dhe instagram dhe tëitter, 3 platformat që ti I ke personale dhe nuk kanë asnjë lidhje me punën që bën. Këtu fillon edhe problem tjetër që ti fillon dhe monitorohesh në kohë reale sa herë e hap aplikacionin në ditë, ccfarë veprimesh ke bërë në aplikacion dhe sa minuta ke qëndruar. Është një përdorim që prek jetën personale të ccdo përdoruesi që e ka instaluar dhe ka bërë këtë ccertifikim në facebook”