Pushon shiu, nisin reshjet e dëborës. 1120 ha tokë nën ujë në Shkodër
Vendi ynë vijon të jetë i përshirë nga moti me reshje të dendura shiu dhe dëbore. Në Shkodër situata duke e qëndrueshme, pasi nuk ka shtim të sipërfaqeve të përmbytura. Aktualisht, janë 1120 hektarë tokë nën ujë në njësinë administrative Ana e Malit, ndërsa rruga e Obotit dhe ujësjellësi Oblikës janë jashtë funksionit.
Vazhdojnë problemet te tunelet në qafën e Thorës, ku ka dhe rrëshqitje gurësh e dherash. Paralajmërohet për kujdes në rrugën drejt Vermoshit dhe Tamarës. Po kështu vijon problematika e mungesës së energjisë elektrike.
Territori i Dibrës është përfshirë nga reshje dëbore në lartësinë mbi 800 metra, të2 cilat kanë sjellë probleme kreysisht në rrugët rurale të këtij qarku. Një ditë pasi u bllokua, është hapur rruga e Arbrit në Qafën e murrizit. Në Dibër, i bllokuar nga dëbora deri tani është vetëm aksi Peshkopi-Lurë. Në këtë qark nuk raportohen për probleme me energjinë. Edhe në qarkun e Kukësit reshjete dëborës kanë mbuluar zonat malore. Rrugët kombëtare janë të gjitha të hapura, ndërsa raportohet për probleme me energjinë elektrike në disa njësi administrative të bashkisë Tropojë.
Në juglindje të vendit, dëbora ka arritur deri në 25 centimetra trashësi në disa zona. Sipas emergjencave civile rrugët janë të hapura, ndërsa në terren ka borëpasrtruese që punojnë vazhdimisht për të mos lejuar krijimin e shtresave të akullit. Aktualisht vetëm rruga e Dardhës kalohet me zinxhirë.