VIDEO/ Dron në 'St. Mary’s Stadium', ndërpritet ndeshja e Premier League

Është ndërprerë për disa minuta ndeshja Southampton-Aston Villa për shkak të një droni që ka fluturuar në stadiumin “St. Mary’s Stadium”.

Gjyqtari Michael Salisbury bisedoi me kapitenët e të dyja skuadrave përpara se lojtarëve t’u kërkohej të largoheshin nga fusha për arsye sigurie.

Futbollistët qëndruan disa momente në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që ndeshja rinisi sërish. Rezultati vazhdon të jetë 0-0.