Plagoset me thikë një person në Durrës
Një plagosje me armë të ftohtë thikë ka ndodhur në afersi të 'Stacionit të Trenit' në Durrës.
Nga të dhenat paraprake rezulton se i dëmtuari është shtetasi 38 vjeçar me iniciale G. Gj. i cili u godit me thikë nga shtetasi 51 vjeçar me iniciale A. L.
I plagosuri ndodhet në urgjencë nën kujdesin e mjekëve.
Sipas njoftimit të policisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Durrës/ Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës(thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë 51 vjecari.
Rreth orës 16;30, në vëndin e quajtur "Stacioni i trenit", në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit G. Gj., 38 vjeç dhe shtetasit A. L., 51 vjeç, është plagosur me mjet prerës (thikë), 38-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. L.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.