VIDEO/ Reshje të dendura bore, bllokohet Rruga e Arbrit, ngecin automjetet
Bllokohet sërish Rruga e Arbrit që lidh Dibrën me Tiranën.
Reshjet e dendura të dëborës vijojnë prej disa orësh.
Në Qafën e Murrizit është paralizuar qarkullimi i automjeteve.
Mësohet se janë bllokuar mbi 50 automjete.
Makinat nuk janë të pajisura me zinxhirë ç'ka ka sjellë edhe bllokimin e lëvizjes në bypass.
Mësohet se tre borëpastruese po punojnë përgjatë segmentit, por reshjet me intensitet nuk lejojnë zhbllokimin dhe kalimin e mjeteve.
Policia ka devijuar trafikun nga rruga e vjetër, Tiranë - Milot - Burrel.
Ka 2 postblloqe policie një në Tufinë dhe një në Klos që devijojnë trafikun.