Tiranë, policët i zënë pritë shpërndarësit të drogës për t'i marrë qeset me 'bar'

Efektivët tëe Komisariatit nr. 2 të Policisë së Tiranës, pasi kanë informacion nga shërbimet sekrete për aktivitetin e një shpërndarësi droge në Tiranë, janë organizuar për ta kapur atë bashkë me mallin që shiste.

Shpërndarësi vepronte në rrugën “Nikola Tupe” dhe aty, policia ka qendruar dhe pritur, derisa është shfaqur për biznes si për natë, me makinë, 30-vjeçari me iniciale R.RR, banor i Tiranës.

30-vjeçari shiste kryesisht kanabis ndaj dhe oficerët, me sa dukej i kishin vënë emrin operacionit “Green pack" (Paketa e gjelbër).

Policia e Tiranës tha se gjatë kontrollit të makinës së R.RR, gjeti një pako me kanabis, rreth 1,1 kg, një peshore elektronike dhe dy aparate celulare.

Megjithatë, operacioni nuk ka mbaruar. Veprimet hetimore do të vazhdojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të R. Rr.