Shqiptari në kërkim për tentativë vrasje nuk u kap, Itali vendos: Do ta kërkojmë edhe 35 vjet të tjera Vladimirin!

Në vitin 2012, shqiptari me emrin Vladimir, të ndryshuar në Jorgen, kaloi me forcë përmes një postblloku me dy bashkëpunëtorë të tjerë, edhe ata shqiptarë,  duke rrezikuar të vriste dy karabinierë

Ai nuk u kap kurrë, por 11 vite më parë ishte përgjegjës për tentativën e vrasjes së dy karabinierëve që po kryenin kontrollin. Dhe policia gjyqësore do ta kërkojë deri në vitin 2058: nëse do të identifikohet deri në atë datë do të gjykohet, ndryshe gjykata do të duhet të shqiptojë një dënim të papërshtatshëm.

Kërkim edhe 35 vvjet

Por për 35 vitet e ardhshme do ta kërkojnë për ta informuar për ekzistencën e një gjyqi ndaj tij. Vendimi u dha dje nga gjyqtarja e seancës paraprake Maria Cecilia Vitolla kundër Jorgen L. (por që e quan veten Vladimir), shtetasin shqiptar të lindur në vitin 1983 (mbrojtur nga avokatët Paolo Bardini dhe Sabrina Pangrazio), në bazë të nenit 420, sipas reformës Cartabia e cila përcakton kohëzgjatjen e kërkimeve, barabartë me dyfishin e afatit të parashkrimit të krimit. Në këtë rast më e rënda ose tentativa e vrasjes.

Faktet

Më 21 janar 2012, së bashku me dy bashkëpunëtorë ka thyer një postbllok. Ai ishte në një “Honda Civic” të vjedhur në maj 2011 në provincën e Como dhe ajo makinë ishte ndaluar për një kontroll të shtunën pasdite në Caprino.

Teksa policia po i afrohej automjetit, drejtuesi i mjetit i futi marshin dhe u largua me shpejtësi. Një manovër që u vërejt nga një oficer i lirë nga detyra, i cili filloi ta ndiqte Honda-n, duke u komunikuar drejtimin kolegëve të tij.

Në atë moment ndërhynë patrulla të tjera dhe sapo makina e dyshimtë mbërriti në Peskantinë, ajo u bllokua. Forcat hapën dyert për t'i lënë pasagjerët të zbrisnin, por në atë moment shoferi fillimisht përparoi duke kapërcyer makinën e shërbimit, më pas futi edhe marshin e pasëm duke e hedhur oficerin që i kishte ndjekur dhe komandantin e stacionit që ndodhej pas automjetit.

“Honda Civic” vazhdoi arratisjen por u kap nga patrulla të tjera që ndërhynë për të ndihmuar kolegët e tyre. Dy shqiptarët, Aleksander Tuci 23 vjeç dhe Islam Sheshu 28 vjeç, ikën në këmbë nëpër fusha dhe u arrestuan ndërsa i treti, Jorgen L. në fakt ai ka arritur të humbasë gjurmët.