Arbër Xhaja zbulon se cila nga vajzat e 'BBV' ka lidhje jashtë:' I dashuri i saj ndodhet në Ekuador'

Arbër Xhaja, ose ndryshe ‘Piloti i zemrës’ siç edhe banorët e sezonit të kaluar në ‘BBV’ e kanë quajtur  së fundmi ka dhënë një intervistë për ‘Glamour Zone’.

Ai ka rrëfyer për herë të parë arsyen përse produksioni nuk lejon surprizat për Luiz Eillin, i cili tashmë është kthyer në banorin e preferuar të shqiptarëve.

Por jo vetëm, kaq. gjate intervistës së tij ai zbuloi dhe sekretin e njërës prej banoreve.

Që në nisje të spektaklit, vajzat pjesmarrëse në‘BBV  këtë vit kanë konfirmuar se jane beqare, por njëra prej tyre ka gënjyer dhe ka një partner që e pret në Ekuador.

"Shumë banorëve më është kërkuar që t`i bëj dedikime me parashutë nga fansat, përveç një vajze. Më ka shkruar një djalë i cili ishte në Ekuador dhe më tha se dëshironte t`i bënte surprizë të dashurës së tij, e cila ndodhet në Big Brother' u shpreh Arbër Xhaja. ora/news