Vajza e bosit të mafies: Nuk dua ta shoh dhe nuk do të shkoj ta takoj as në burg
Vajza e Matteo Messina Denaro nuk dëshiron ta shohë babanë e saj.
Ajo është shprehur gjithashtu se nuk do të shkojë ta takoj as në burg për ta takuar.
Lorenza Alagna , 27 vjeç, e mbrojtur nga familja e nënës së saj, nuk e ka takuar kurrë babanë e saj dhe nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë as tani.
Të paktën tani për tani, thonë familjarët e saj, ky është vendimi i 27 vjeçares.
Lorenza Alagna e bëri zgjedhjen e saj pasi lexoi gazetat online plot me foto dhe shkrime për babain e saj, të arrestuar pas 30 vitesh në arrati.
Lorenza, vajza e Françeskës, është vajza e vetme zyrtare e shefit dhe deri në vitin 2013 ka jetuar në shtëpinë e gjyshes së saj nga babai me mamanë.
Më pas, ato vendosën të shkëpusnin lidhjet me familjen e Messina Denaro.
Lorenza, e cila mban mbiemrin e saj nga nëna, jeton në Castelvetrano dhe më 14 korrik 2021 lindi një fëmijë.
Të dashurat e Messina Denaros
Është i njohur pasioni i bosit mafioz për femrat.
Ai kishte disa të dashura edhe në arrati si dhe shumë flirte, shkruan media italiane Tgcom.
Po thuhet se bosi i shefit ka dhe një fëmijë tjetër të lindur në fillim të viteve 2000.
Messina Denaro u kishte thënë mjekëve të klinikës së Palermos, ku ishte operuar për metastaza në mëlçi, se “ka dy vajza, të cilat megjithatë jetojnë jashtë” dhe se “nuk ka të afërm të tjerë”.