", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/21/auto_New_Project_341674296319.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Një Ilir Meta ndryshe/ Kryetari i PL-së kujton me nostalgji kohën kur merrej me peshëngritje: e nisa me ekipin e Dinamos

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta  në një intervistë për emisionin e mëngjesit ‘7 pa 5’ në Vizion Plus ka treguar një anë tjetër të tijën, atë të sportistit.

I veshur me kostum sportiv, Meta gjatë intervistës është shprehur se është angazhuar në peshëngritje me ekipin e Dinamos, kohë të cilën e kujton me nostalgji dhe kohë e cila e lidh dhe më fort me Liqenin Artificial të Tiranës.

Kryetari  i PL-së  u shpreh gjithashtu se palestra e ekipit ishte poshtë shkallëve të stadiumit kombëtar ‘Qemal Stafa’ dhe se një herë në javë e kishin të detyrueshme të dilnin në natyrë dhe të bënin ecje.

‘’Unë u angazhova në peshëngritje me ekipin e Dinamos dhe mbaj mend, ka qenë një kohë shumë e bukur dhe shumë interesante dhe që më lidh dhe me liqenin akoma më fort. Pasi palestra jonë ishte poshtë shkallëve të stadiumit kombëtar ‘Qemal Stafa’ edhe një herë në javë e kishim të detyrueshme të dilnim në natyrë të bënim ecje dhe meqenëse shumica e çunave ishin nga Sauku, pasi sauksit ishin të apasionuar pas peshngritjes dhe pas mundjes. Ne të gjithë iknim këtej nga Kodrat e Saukut.’’ është shprehur Meta.

 

@partiaelirise Intervista ndryshe e Ilir Metës- Peshëngritja           #pl #partiaelirise #albania #tirana #liqeni #ilirmeta #intervist #vizionplus #nike #justdoit #fyp ♬ original sound - partiaelirise