Beteja e tankeve të rënda/ Gjermania e turpëroi veten e saj në këtë tryezë
BILD
Toni është i ri, mesazhi i vjetër: Ministri i ri i Mbrojtjes në Gjermani, Boris Pistorius, njoftoi në ditën e tij të ‘pagëzimit’ të premten, në takimin e organizuar në bazën ajrore amerikane të Ramstein, se do të bëjë një inventar të stoqeve të tankeve Leopard 2.
Pikërisht në takimin kur pritej një pikë kthese nga Gjermania për tanket. “Bota po na shikon”, tha ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin: “Moska po na shikon, historia po na shikon!”
Dhe çfarë ndodhi realisht?
Ministria do bëjë një kontroll në garazhet e ushtrisë gjermane- 330 ditë pas fillimit të luftës ruse! Sikur nuk e dinë se çfarë ka aty!
“Minimalisht kjo është një shenjë paaftësie,” gjykon për BILD, ekspertja e sigurisë e CDU, Katja Leikert. “Ministria duhet t’i kishte gati këto fakte prej kohësh”.
Pistorius- i riu që po ndjek kursin e vjetër të kancelarit Olaf Scholz, tha se ‘po përgatitemi për skenarin më të keq’.
Se cili është skenari më i keq, këtë nuk e tha Pistorius.
Për një kohë të gjatë, mantra e zvarritjes së Scholz është kjo: “Mos shko vetëm”. Edhe pse Polonia, Finlanda (e cila ka vetëm 100 tanke rezervë), dhe ndoshta Spanja dhe Greqia kanë dërguar tanke të rënda luftarake në front, papritmas ai deklaron sa vijon: “Në do të dërgojmë tanket tona vetëm kur amerikanët të dërgojnë tanket e tyre Abrams”.
Ish-gjenerali i NATO-s, Hans-Lothar Domroese, kritikoi kursin e zvarritjes gjermane në një intervistë për BILD: “Rusët po bombardojnë dhe ne po diskutojmë”. Pas çdo vendimi për eksport, duhen të paktën dy muaj që tanket të jenë për përdorim në front. “Ukraina nuk e ka këtë kohë,” thotë Domroese.
Eksperti jashtëm i CDU, Johann Wadephul, është i habitur: “Ne jemi dëshmitarë të dështimit total të Gjermanisë në skenën ndërkombëtare”. Ai sulmon Scholz-in drejtpërdrejt: “Ose nga kokëfortësia, ose nga frika, ai po e lë Ukrainën të varur”.
Me ftesë të SHBA, më shumë se 50 vende u takuan në Ramstein për të koordinuar ndihmën ushtarake për Ukrainën. Gjermania dëshiron të dorëzojë më shumë armë dhe pajisje me vlerë 1 miliard euro- shumë prej tyre janë planifikuar për një kohë të gjatë.
Por tanket e rënda nuk janë pjesë e kësaj liste...