VIDEO/ Tropojë, pa energji elektrike Fierza, Bujani dhe Llugaj
Pas reshjeve të dëborës gjatë natës, situata në qarkun e Kukësit deri në orën 8:15 të datës 21 janar paraqitet pa probleme të mprehta, sipas informacionit zyrtar.
I gjithë territori i qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore, e cila në Shishtavec shkon deri në 10 cm.
Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.
Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.
Rezervuarët janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë qarku.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin përveç njësive administrative Fierzë, Bujan dhe Llugaj të Tropojës.
Nga grupet e punës të OSHEE-së po punohet për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.