Rikthehet Bundesliga, Bayerni ndalet në shtëpinë e Leipzigut

Pas pushimeve dimërore, që këtë vit ishin më të gjata se zakonisht për shkak të Botërorit, rikthehet kampionati gjerman, që dhuron menjëherë spektakël dhe rezultate interesante.

Bayerni I Mynihut ndalet në një barazim 1-1 në ‘”Red Bull Arena” nga vendasit e Leipzig. Kryesuesit e Bundesligës mbyllin pjesën e parë në avantazh, falë një goli të shënuar nga Choupo-Moting, por vendasit kthejnë gjithçka në ekuilibër në pjesën e dytë me Halstenberg, që shënon golin e barazimit.

Bavarezët çojnë në 5 pikë diferencën me Freiburgun e vendit të dytë, ndërsa Leipzig ruan vendin e tretë në renditje.