Vritet në Ukrainë një ish-pjestar i Marinës amerikane

Një ish-pjesëtar i Marinës së SHBA-së është vrarë në Ukrainë, ka konfirmuar një zyrtar amerikan.

Siç u raportua, Daniel W Swift nga Oregon, u vra më 18 janar.

Qendra e Mbledhjes dhe Informacionit të Munguesve të Marinës konfirmoi se Swift kishte një “status aktiv të dezertorit” që nga 11 marsi 2019.

“Ne nuk mund të spekulojmë pse ish-marinsi ishte në Ukrainë”, shtoi zyrtari.