Jo vetëm 9 pikë, prokuroria kërkon dënim për ish-drejtuesit e Juventusit

Ka më shumë thashetheme për rastin e fitimeve kapitale. Sipas asaj që raportohet nga “Calcio e Finanza”, pasi ishte diskutuar pranueshmëria e ankesës për revokimin e dënimit pafajsor të paraqitur nga prokuroria e FIGC në lidhje me rihapjen e çështjes së fitimeve kapitale që përfishin Juventusin dhe 8 klube të tjera, prokurori Chine fillimisht kërkoi 9 pikë dënimi për Juventusin në tabelën e Serie A.

Gjithashtu prokurori ka kërkuar penalizime edhe për drejtuesit bardhezi (Paratici, Agnelli, Nedved, Garimberti, Cherubini dhe Arrivabene). Penalitetet për Juventusin mund të rriten pasi kanë dalë fakte të reja nga hetimi Prisma.

16 muaj për Agnellin, 20 muaj e 10 ditë për Paraticin, 10 muaj për Cherubini dhe 12 muaj për Nedved e drejtorët e tjerë të klubit të Juventusit. Tashmë thuhet se dënimi do të mbërrijë që në mbrëmjen e sotme.