Ajdini: Asosacioni që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës nuk do të pranohet kurrë nga pala kosovare

Shkelqim Ajdini, gazetar Syri.net Kosova ishte i ftuar në edicionin e orës 16:00 në Syri Tv, ku foli mbi propozimin e Kkosvës m,bi asosacionin.

Ajdini u shpreh se ai propozim ka në fokus se asosacioni që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës nuk do të pranohet ansjëherë nga pala kosovare.

“Ka pasur disa deklarata rreth asosacionit dhe duhet theksuar se pala kosovare është njëzëri rreth kësaj çështjeje  dhe ato kanë deklaruar në vazhdimësi se një asosacion i komunave me shumicë serbe i cili bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës asnjeherë nuk duhet pranuar nga shteti i Kosovës.

Ky është një qëndrimi palës kosovare dhe asosacion që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës nuk do të pranohet ansjëherë nga pala kosovare”, u shpreh Ajdini.