Kryemadhi publikon një tjetër video: Qytetarët diferencojnë, Veliaj gropos mbetjet dhe paguan 54 mln dollarë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka publikuar një tjetër video nga afera galopante e inceneratorëve. 

Pas disa denoncimeve radhazi, Kryemadhi ka postuar në llogarinë e saj në Facebook një tjetër video nga vjedhja e shekullit. 

Deputetja e PL sjell në kujtesë momentet kur Erion Veliaj propagandoi me kazanët e plehrave, ku diferencimi i mbetjeve bëhet që në burim, nga vetë qytetarët. 

Pra, e thënë më thjeshtë, as diferencimin e mbetjeve nuk e bënë kompania e trajtimit, por vetë banorët e kryeqytetit në momentin kur ndajnë hedhjen e mbetejeve në kosha. 

Ndërsa për groposjen e plehrave në Sharrë, shton Kryemadhi, bashkia e Tiranës i paguan kompanisë së inceneratorëve, pronarët e të cilës janë në kërkim, 54 milionë dollarë. 

Postimi
Tallja e madhe e Veliaj me qytetarët e Tiranës! Qytetarët diferencojnë, ky gropos mbetjet urbane dhe paguan 54 milionë $.
Shikoni se si shkatërrohet në pak sekonda makineria e propagandës së Erion Veliaj për vjedhjen e përditshme që iu bëhet me plehrat dhe inceneratorin e Tiranës.