", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/20/auto_5555555555555551674231647.png", "width": 900, "height": 507 } }

Reed Hastings jep dorëheqje si bashkë-drejtues i Netflix

Teksa Netflix publikoi fitimet e saj për tremujorin e katërt të 2022, bashkë-themeluesi i saj Reed Hastings njoftoi se pas 25 viteve të drejtimit të kompanisë e cila u rrit nga dërgimi i video disqeve me qira nëpërmjet postës e deri tek shndërrimi në gjigant transmetues, ai më nuk është drejtori ekzekutiv i saj.

Në vitin 2020, ai e emëroi shefin e përmbajtjes Ted Sarandos si bashkë-drejtues, dhe Sarandos do ta vazhdoj këtë rol, por tani detyrat e tij si bashkë-drejtues do t’i ndajë bashkë me Greg Peters, ish-shef operativ i Netflix.

Në lëvizje të tjera brenda ekzekutivit, Bela Bajaria tani është shef i përmbajtjes të Netflix, she Scott Stuber është emëruar si kryetar i Netflix Film, raporton The Verge.

Hastings largohet si drejtor ekzekutiv i kompanisë në ditën që ajo raportoi se tani ka 223 milionë abonentë pagues në mbarë botën.

Kompania tani është një lojtar i madh në krijimin e përmbajtjes, jo vetëm në shpërndarjen e saj, dhe së fundmi negocioi për debutimin e kufizuar në kinema për filmin e Rian Johnson, “Glass Onion”.

Ndryshimi në udhëheqësi ndodh gjithashtu pasi Netflix nxjerr për herë të parë transmetimin e mbështetur nga reklamat dhe vendos kufizime më të forta rreth ndarjes së fjalëkalimit dhe së llogarisë me të tjerët.

Të dyja janë veprime që Hastings i kishte rezistuar publikisht deri në rënien e abonentëve gjatë pranverës së kaluar – e që ndodhi për herë të parë në një dekadë, që daton që nga debakli i Qwikster – e shtynë kompaninë të rishikonte qëndrimet e saj.