Zyrtare: Lorenc Trashi transferohet te Ballkani në Superligën e Kosovës

Lorenc Trashi është lojtari më i ri i skuadrës së Ballkanit në Superligën e Kosovës.

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, që në Superiore është aktivizuar me Lushnjën dhe Partizanin ka firmosur për 2 vite e gjysmë me kampionët e Kosovës.

Kujtojmë që aventura e fundit e lojtarit ka qenë në Kuvajt me skuadrën Qadsia SC.

“Ju njoftojmë se Lorenc Trashi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!

Trashi ka firmosur me klubin tonë për 2 vite e gjysmë, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë.

Trashi ka qenë pjesë e ekipeve si ?? ??????? , ?? ?????????  dhe së fundmi ishte pjesë e klubit ?????? ?? (Kuwait).  [??] Vlen të ceket se ?????? ?????? ishte edhe pjesë e Kombëtarës së Shqipërisë!! Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit.