SYRI TV/ Vendi nën pushtetin e ujit dhe dëborës, bllokohet rruga e 'Arbërit'
Qarku i Shkodrës vijon të jetë nën pushtetin e motit të keq. Emergjencat civile raportojnë për më shumë se 1120 hektarë tokë të përmbytura nga uji në zonën e Anës së Malit. Në këtë njësi administrative, rruga e Obotit dhe ujësjellësi i Oblikës, janë jashtë funskionit për shkak të përmbytjes.
Për shkak të reshjeve të dëborës, ka prezencë dëborë në akset rrugore drejt Pukës, Thethit dhe Vermoshit, disa prej të cilave kalohen me zinxhirë. Në bashkinë Vau i Dejës janë dhjetra fshtra pa energji elektrike, për shksk të dëmtimeve që ka pasur rrjeti nga moti i keq.
Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar rrugën e Arbërit në “Qafën e Murrizit” ndërsa prezencë bore ka dhe në aksin Peshkopi-Kukës. Në zonat e thella si Lura, Selishta, dhe zona e Gollobordës trashësia e borës shkon deri në 20 cm.
Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe qarkun e Korçës. Në këtë qark raportohet se akset kombëtare janë të hapura dhe të kalueshme pa probleme për automjetet. Në bashkinë e Kolonjës, për shkak të erës së fortë, janë dëmtuar çatitë e tre shkollave në Selenicë, Shals dhe Borovë. Në qarkun e Korçës, janë pa energji elektrike disa fshatra në Devoll, Mali dhe Pogradec.
Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe qarkun e Vlorës. Në aksin Dukat-Llogara dëbora është në trashësinë 4 centimetra, por nuk paraqet probleme për kalimin e mjeteve. Kapiteneria e Vlorës bënë me dije se duke parë kushtet e këqija të motit është vendosur vendosur ndalimi i lundrimit në det për të gjitha mjetet detare.
Zonat malore të Krujës gjithashtu janë përfshirë nga reshjete dëborës. Aksi Krujë-Qafë Shtamë është i kalueshëm me zinxhirë, pasi dëbora arrinë në trashësinë 15 centimetra. Në këtë zonë vijojnë të bjenë reshje të dëborës. Për shkak të motit, disa fshatra të bashkisë së Krujës nuk kanë energji elektrike.
Përgjegjësi i emergjencave civile në ministrinë mbrojtjes, Robert Hysenllari, deklaroi për mediat se janë ende të mbyllura 56 shkolla ndërsa 6 persona janë evakuaru në lagjen Kodër Mulliri në Kolsh.
Ndërkohë, sipas Institutit të Gjeoshkencës, vendi ynë do të vijojë të përballet me mo të paqëndrueshëm, ku pritet që reshjet e dëborës të bien deri në alrtësinë 500 metra mbi nivelin e detit.