Porositi vrasjen e Devi Kasmit, SPAK kërkon ‘burgim të përjetshëm’ për Aurel Hoxhallarin
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar mbyllur hetimin dhe ka kërkuar dënimin me ‘burgim të përjetshëm’ të Aurel (Altin) Hoxhallari, i akuzuar si porositësi i vrasjes së Devi Kasmit në vitin 2018.
Në pretencën e paraqitur para gjykatës, SPAK ka kërkuar një ‘dënim të përjetshëm’ për vrasjen, 2 me nga 15 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, një 20 vite burg për prodhim dhe shitje droge, një tjetër 12 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe 8 vite për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Duke aplikuar nenin 55 të Kodit Penal, kërkohet një dënim i unifikuar me burgim të përjetshëm.
Akuzat dhe pretenca e SPAK
Dënim i përjetshëm për “Vrasje me paramendim për interes”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal
12 vite burgim për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”
15 vjet burgim për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e kryer në sasi të mëdha
20 vjet burgim për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
15 vjet burgim për “Kultivimi i narkotikëve”
8 (tetë) vjet burgim për “Grupi i strukturuar kriminal”
Kujtojmë se për këtë vrasje është dënuar me burgim të përjetshëm ish-komandoja greke, Eftimio Eftimiu. Gjithashtu togat e zeza të Apelit të GJKKO-së, dënuan me 33 vite burg të bashkëpandehurin tjetër Elton Halipajn, i cili dyshohet se është personi që i siguroi grekut mjetet për të kryer vrasjen.