Buzhala: Nuk ka shqiptar që nuk beson se Belindi është më i mirë se Veliaj për Tiranën

Gazetari Berat Buzhala ka deklaruar se kandidati i opozitës Belind Këlliçi është kandidatura më e mirë se Erion Veliaj për të qeverisur Bashkinë e Tiranës.

Nuk ka shqiptar që nuk beson se Belindi është më i mirë se Erion Veliaj për me qeveris Tiranën. Ju jo unë po tregoj. Shqiptar neutral që nuk janë të lidhur me korrupsionin e Erionit në një formë apo në një tjetër’, u shpreh Buzhala në Top Story.

Kjo deklaratë ka acaruar të pranishmit në emision ku dallohet Iris Luarasi e cila e kundërshton, duke thënë se nuk e beson fare këtë deklaratë. 

Këtë moment e ka hedhur në Facebook edhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i cili ka vlerësuar gazetarin Buzhala.

Dy Berat-a kemi. Një në UNESCO, tjetri gati me hy’, shkruan Këlliçi.