'Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan'/ Shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekaj

Është shtyrë sërish seanca për Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Mësohet se seanca është shtyrë për në muajin shkurt. Ndërsa këtë të premte para trupit gjykues dëshmuan katër persona.

Në seancën e sotme kanë dëshmuar anëtarët e ish Strukturës së Njësisë së Mbrojtjes së Votës në PD.

I pari ka dëshmuar Arjan Hoxha, ish përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan.

Në vijim kanë dëshmuar Erjon Demushi, Pavlo Vuksani dhe në këto momente është duke dëshmuar Nuredin Kasmi.

Të katërt dëshmitarët i kanë qëndruar dëshmive të dhëna rreth ngjarjes, por interesit të palëve në proces i janë përgjigjur shkurt dhe të prerë se “ nuk dinë gjë” dhe “nuk mbajnë mend asgjë”.

Në listë janë në cilësinë e dëshmitarëve okularë plot 59 persona, përfshirë dhe punonjësit e policisë së shqiponjave dhe dy ish zv drejtorët e Policisë.