SYRI TV/ Uji lë pas dëme të mëdha në Lezhë, probleme në tregun industrial të qytetit
Një ditë pasi qyteti u përmbyt, banorët në Lezhë kanë nisur të bëjnë llogarinë e dëmeve. Më të prekur janë tregtarët në tregun industrial, dëmet e të cilëve llogariten në miliona lekë. Dëme nga përmbytjet janë shkaktuar dhe në Kurbin, ku banorët akuzuan bashkinë për neglizhencë.
Nga SYRI TV
Këto janë pasojat që ka lënë përmbytja në tregun industrial të Lezhës, i cili ndodhet në lagjen “Besëlidhja”.
Këtë të premte, tregtarët nisë të pastrojnë baltën dhe ujin e mbetur në dyqane, ndërsa mallin e dëmtuar nga uji e kanë hedhur në kosha. Kostot janë të mëdha.
Dalja nga shtrati i lumit Drin, solli probleme pasi të dyja anët e shëtitores u pushtuan nga balta. Gjithashtu shkollat “Kosova” dhe “Gjergj Kastrioti” edhe gjatë ditës së sotme e kanë pzulluar mësimin.
Banorët tregojnë për vështirësitë që kanë hasur dhe se shkak i kësaj situate mbetet moshapja e kanaleve kryesorë.
Banorët e Kurbinit kanë kërkuar ndihmë nga bashkia dhe qeveria për situatën, por sipas tyre, asnjë nga strukturat shtetërore nuk ka shkuar në terren.
Gazetar: Martin Marku
Redaktor: J. Hoxhaj
Montazhi: T. Foto