Zyrtare/ Depay firmos me Atletico Madrid, detajet e kontratës...
Memphis Depay është futbollisti më i ri i Atletico Madridit. Klubi ka nënshkruar me holandezin e lindur në vitin 1994 nga Barcelona, i cili do të zëvendësojë Joao Felix te skuadra e Simeones.
“Colchoneros” arritën marrëveshjen me Barcelonën mbi bazën e 3 milionë eurove, ndërkohë që sulmuesi holandez ka firmosur deri në vitin 2025 me klubin e ri.
28-vjeçari u kërkua edhe nga Interi, por zgjodhi të mos largohej nga La Liga. Aventura në “Camp Nou” nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar, sulmuesi zhvilloi vetëm katër ndeshje këtë sezon, ndërkohë që të vetmin gol e realizoi në suksesin 3-0 ndaj Elches.
Prezantimi i lojtari holandez tek klubi i ri do të bëhet këtë të premte, më 20 janar në Civitas Metropolitano duke filluar nga ora 18:00.
?? Memphis is a new Red & White player! ?⚪
— Atlético de Madrid (@atletienglish) January 20, 2023
? The Dutch international has signed with our club for the remainder of the season and 2 more campaigns.
➡ https://t.co/W5naM1Pau8
? #WelcomeMemphis! pic.twitter.com/CbK3ko1n5x