Kryeministrja e Zelandës së Re u largua se kërcënohej apo dha dorëheqje?

Fjalimi emocional i Jacinda Ardern dje, në të cilin ajo njoftoi se po jep dorëheqjen si kryeministre e Zelandës së Re sepse thjesht "nuk ka më energji" po shkakton tronditje në komunitetin ndërkombëtar. 

Dorëheqja e saj e papritur ishte kryesisht një goditje për partinë e saj, Laburistët, përpara zgjedhjeve të 14 tetorit. 

Për disa ajo ishte një heroinë, pasi shpesh ishte në faqet e para të revistave ku shkruhej: "Time" dhe "Vogue"  (anti-Trump), Financial Times ("Saint Jacinda, udhëheqësja e kohëve tona të trazuara" ), ndërsa për gazetën gjermane " Frankfurter Allgemeine Zeitung", ishte e ardhmja e demokracisë liberale.

Duke u njoftuar bashkëqytetarëve se nuk i ka mbetur asnjë rezervë, se dëshiron të jetë pranë vajzës së saj katërvjeçare tani që po fillon shkollën dhe të martohet më në fund me të fejuarin e saj, Clark Gaygard, ajo la pa fjalë komunitetin ndërkombëtar.

Në rrjetet sociale, një ekip gazetarësh të BBC-së shkroi mesazhin: “Një grua e mahnitshme me integritet dhe dhembshuri..., ajo tregoi forcën e vërtetë të një personi të fortë në kohë pikëllimi të thellë. Ne kemi nevojë për më shumë politikanë si ajo. Çfarë lideri”.

Për BBC, dorëheqja e 42-vjeçares nga Zelanda e Re ishte diçka si një tragjedi globale. 

Për CNN-in, megjithatë, kryeministri në largim dhe nëna e një vajze katër vjeçare "kanë rënë në nokaut".

 “Ajo qëndroi për gati gjashtë vite si kryeministre, duke pësuar të ashtuquajturën “burnout” dhe bëri mirë që e pranoi publikisht, duke njoftuar se largohet nga detyrat e saj kryeministrore.

Në të njëjtën kohë, gazeta “Guardian”, duke cituar figura të njohura politike dhe publike të Zelandës së Re, pretendon se dorëheqja e papritur e Ardernit lidhet me kërcënimet personale që ajo merrte herë pas here dhe që muajt e fundit ishin shumëfishuar.

“Nga frika se mos rrezikonte familjen, të fejuarin dhe vajzën e tyre Nevën, ajo ka marrë vendimin e madh për t’u larguar nga kryeministria, duke sqaruar se nuk do të jetë kandidate në zgjedhjet e 14 tetorit, por do të mbetet deputete e Partisë Laburiste. Mbrëmë, megjithatë, siç ka pranuar ajo, ka fjetur e qetë “për herë të parë pas shumë kohësh” , komenton një publikim i “Guardian”.

" Është një ditë e trishtuar për politikën pasi një udhëheqëse e shquar është detyruar të japë dorëheqjen pasi kërcënuar, " tha bashkë-presidentja e Partisë Maori, Debbie Ngareva-Packer.

“Familja e saj ka duruar sulmet më të këqija në dy vitet e fundit dhe ne mendojmë se kjo është forma më degraduese e politikës që kemi parë ndonjëherë”, shtoi ajo.

Por ish-kryeministrja e Zelandës së Re Ellen Clarke, gruaja e parë që u zgjodh në postin më të lartë, pretendon se Ardern është përballur me sulme "të pashembullta" gjatë mandatit të saj.

“ Presionet ndaj kryeministrave janë gjithmonë të mëdha, por në epokën e mediave sociale, kërcënimet hidhen gjatë gjithë kohës, me rezultat që Jacinda të përballet me një urrejtje dhe paturpësi që, sipas përvojës sime, është diçka e paprecedentë për vendin tonë. “ thekson ajo.

Popullariteti i saj është në rënie

Megjithatë, kohët e fundit, popullariteti i saj si dhe i partisë së saj, ka qenë në një prirje rënëse për shkak të zgjedhjeve të shpallura për 14 tetor. 

Megjithatë, ajo ka bërë të qartë se largimi i saj nuk është “i motivuar politikisht”.

" Unë nuk po largohem sepse mendoj se nuk mund të fitojmë zgjedhjet e ardhshme, por sepse besoj se mundemi dhe do ta bëjmë," tha Ardern.

"Të bëhesha kryeministre ishte nderi më i madh i jetës sime dhe dua të falënderoj zelandezët për privilegjin e udhëheqjes së vendit për pesë vjet e gjysmë. Por me privilegjin vjen përgjegjësia, duke përfshirë përgjegjësinë për të ditur se kur je një person i përshtatshëm për të sunduar dhe kur nuk je” , shtoi ajo dukshëm e prekur.

Pas dorëheqjes së saj të papritur, laburistët do të kenë kohë deri të dielën e ardhshme, më 22 janar, për të zgjedhur liderin e tyre të ri.
 

Planet e saj për të ardhmen

Kur Jacinda u pyet nga gazetarët nëse po konsideronte një rol në OKB pas largimit nga kryeministria, ajo nuk u përgjigj drejtpërdrejt. Megjithatë, ajo u zotua se do të vazhdojë të mbështesë partinë e saj, në funksion të zgjedhjeve të 14 tetorit.

“Mezi pres të kaloj kohë me familjen time... mami mezi pret të jem aty kur Neve të fillojë shkollën këtë vit dhe më në fund të martohet me Clark”, tha ajo. 

Kur e pyetën se cila do ishte gjëja e parë që do të bënte  kur të zgjohej të nesërmen pas përfundimit të detyrës ajo u përgjigj duke qeshur: “Me siguri do të pi çajin që më sjell Clark në shtrat. Dhe me siguri do të bëj mëngjes për Nevën.”