Polonia e tronditur nga hezitimi i Gjermanisë për të dërguar tanke në Ukrainë
Lukasz Jasina, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Poloni, thotë se qeveria e tij është "tronditur" nga ngurrimi i dukshëm i Gjermanisë për të lejuar dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë.
"Të ndihmosh Ukrainën është çështja më e rëndësishme për secilin prej nesh - veçanërisht për polakët, për kombin tonë dhe për qeverinë tonë," i tha ai BBC-së.
“Jemi shumë të tronditur për shkak të pozicionit të Gjermanisë, e cila po pengon të ndodhë çdo gjë”.
Jasina i thotë BBC-së se pret "komunikim të mirë" në takimin e sotëm në Ramstein, ku janë mbledhur ministrat e mbrojtjes nga rreth 50 vende dhe "dërgimi i Leopardëve do të ndodhë".
“Shpresoj se miqtë dhe aleatët tanë gjermanë do ta ndryshojnë këtë qëndrim më në fund”, shton ai.