Pse, deputetët e Parlamentit Evropian po priren ta largojnë, komisionerin e Orbanit në BE
Parlamenti Evropian (PE) ka hedhur dyshime nëse komisioneri hungarez i BE-së, Olivér Várhelyi, është i aftë për të bërë punën e tij pas veprimeve të tij në Ballkanin Perëndimor, shkruan gazeta Euobserver.
Parlamenti Europian "i kërkon komisionit të fillojë një hetim të pavarur dhe të paanshëm nëse, sjelljet dhe politikat e ndjekura nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin (Várhelyi) përbëjnë shkelje të Kodit të Sjelljes për anëtarët e komisionit dhe detyrimet e komisionerit sipas traktateve të BE", thuhet në një raport më të gjerë mbi politikën e jashtme të BE-së, të miratuar të martën më 18 janar.
PE e bëri këtë pasi u bë "thellësisht shqetësuese" se Várhelyi "qëllimisht kërkon të anashkalojë dhe minojë qendrën e reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit në vendet për anëtarësim në BE".
Komisionerët duhet të jenë politikisht neutralë dhe të mbrojnë vlerat e BE-së.
Por Várhelyi është përqafuar me ngatërrestarë, si presidentin serb të Bosnjës, Milorad Dodik dhe atë serb Aleksandar Vuçiç, në një mënyrë që shkon kundër interesave të BE-së dhe në vend të kësaj, shkon në përputhje me politikën kombëtare të Hungarisë dhe vlerat e së djathtës.
Në një incident në vitin 2021, Várhelyi dhe Dodik ranë dakord për planet e Dodikut që Republika Serbe të shkëputet nga Bosnja, sipas një raporti të brendshëm të BE-së që doli në dritë.
Më herët në të njëjtin vit, Várhelyi gjithashtu hodhi poshtë kritikat e Komisionit të BE-së ndaj Vuçiqit në një raport vjetor, për shembull mbi historikun e dobët të Serbisë për të drejtat e LGBTI, sipas një hetimi nga Politico.
Dodiku u bë edhe më toksik ndaj BE-së në janar, kur i dha një medalje presidentit gjakatar të Rusisë, Vladimir Putin.
Por ndërkohë, kryeministri i Hungarisë dhe shefi i partisë politike të Várhelyi në atë vend, Viktor Orbán, është përpjekur të thellojë lidhjet me burrat e fortë pro-rusë në rajon.
Orbán dhuroi 35 milionë euro nga paratë e taksapaguesve hungarezë për një program të zhvillimit ekonomik të Bosnjës vitin e kaluar për të ndihmuar Dodikun të rizgjidhej, tha për EUobserver, Ágnes Vadai, Ministrja e Mbrojtjes në hije në partinë opozitare të Koalicionit Demokratik të Hungarisë.
"Është e vështirë të mos e shohësh këtë në veprim," tha Vadai për EUobserver kur u pyet nëse Várhelyi i shërbeu Budapestit, në vend që t’i shërbente Brukselit.
Duke lënë mënjanë serbët pro-rusë, Várhelyi është përpjekur gjithashtu të ndihmojë miqtë e Orbanit në Turqi dhe Izrael, të cilët i shitën përgjues, qeverisë joliberale të Orbanit.
Komisioneri hungarez u përpoq t’i zbuste tekstet kritike të BE-së për Turqinë, raportoi Politico.
Vitin e kaluar, Várhelyi i ndaloi në mënyrë të njëanshme fondet e BE-së për palestinezët nëse ata nuk do të fillonin t’i përdornin tekstet shkollore pro-izraelite, në një fushatë presioni që më vonë dështoi.