SYRI TV/ Kryemadhi: Djegësi i Tiranës nuk kryen shërbimet, Rama e Veliaj po sfidojnë drejtësinë

Pas pamjeve filmike të denoncuara nga PL, ku faktohet se incenratori i Tiranës nuk funksionon,  nuk ka asnjë reflektim nga qeveria dhe kompania koncensionare. Deputetja e PL, Monika Kryemadhi  publikoi  pamjet e një nate më parë, ku duket se mbetjet vijojnë të groposen direkt e në landfill, pa u diferencuar dhe ricikluar më parë, shërbim për të cilin paguajnë qyetetarët.  Ajo i bëri thirrje SPAK-ut, të ndalë menjëherë pagesat për djegësin, ndërsa paralajmëroi se do t’i shkojë deri në fund transparencës për aferën korruptive

Nga SYRI TV

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi publikoi prova të reja  për aferën korruptive me inceneratorin e Tiranës. Pas pamjeve filmike që  ajo publikoi disa ditë më parë, që faktonin se djegësi nuk kryente asnjë prej proceseve për të cilin paguajnë qytetarët, qeveria jo vetëm nuk ka reflektuar, por ka vijuar të paguajë kompaninë koncensionare.  Kryemadhi solli të tjera pamje të filmuara një natë më parë, ku sërish, mbetjet nuk diferencohen dhe riciklohen por groposen në landfill. Sipas saj Rama dhe Veliaj po sfidojnë drejtësinë dhe taksapaguesit shqiptarë.

Ndërkohë, gropa në landfillin e Sharrës, në të cilën sipas kontratës duhej të hidheshin vetëm mbetjet e diferencuar më herët dhe do të shërbente për 30 vite, është tejmbushur që në 9 muajt e parë.

Kryemadhi bëri thirrje që të ndalen menjëherë pagesat ndaj inceneratorit

Ajo paralajmëroi se do t’i shkojë deri në fund çështjes për të bërë transparencë për veprën korruptive, siç  e cilëson Kryemadhi,  inceneratorin e Tiranës.