VIDEO/ Pas asaj që i tha Ronaldo në vesh, Ramos shtanget dhe vepron menjëherë
Ndeshja miqësore mes PSG -së dhe yjeve të Al Nassr dhe Al Hilal nuk ishte vetëm një mundësi për tifozët për të parë shumë kampion të futbollit të gjithë sa bashku, por edhe për vetë lojtarët ishte një mundësi për t'u takuar ose parë sërish pas një kohe të gjatë.
Dhe jo vetëm përshëndetja mes Cristiano Ronaldos dhe Messit , por edhe takimi mes CR7 dhe Mbappe, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për portugezin. Mes shumë miqve të vjetër të Ronaldos, sihte edhe Sergio Ramos (9 vite bashkë te Real Madrid), me të cilin CR7 shkëmbeu një përqafim në tunelin e hyrjes.
Mirëpo, Ronaldo shfrytëzoi rastin për t'i pëshpëritur diçka në vesh Ramos: përmbajtja zbulohet shpejt, duke qenë se Ramos kishte harruar të hiqte vathin, në kundërshtim me rregulloren që e ndalon për shkak të rreziqeve për sigurinë e tij dhe të të tjerëve. Ronaldo, nën vështrimin e kamerave, më pas paralajmëroi kolegun spanjoll i cili e hoqi menjëherë, jo pa një buzëqeshje mirëkuptimi mes të dyve.
Cristiano Ronaldo to Sergio Ramos: "Dude, take off your earring ?" pic.twitter.com/S4UgP85Wap
— Vega (@Vega12991453) January 19, 2023