Hidhet nga kati i katërt i banesës 60 vjeçarja në Saranëdë
Një shtetase 60 vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një ndërtese në Sarandë.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasja me iniciale V. Sh. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sarandë/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:40, në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një ndërtese, shtetasja V. Sh., rreth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.