VIDEO/ Berisha: Në Sharrë u gropos drejtësia, Rama dhe Veliaj vodhën mbi 51 mln euro nga pagesat e qytetarëve

Në konferencën e fundjavës, kryetari demokrat, Sali Berisha, foli sërish për skandalin e djegësve.

“Çështje e parë dhe më kryesore është çështja e djegësave dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama për këtë aferë.

Ju patë, këto ditë, se si të gjitha plehrat, mbetjet, dheu, inertet, në kundërshtim flagrant me kontratën, nuk seleksionoheshin, në kundërshtim me betimin solemn të atij që nuk ka as besë dhe as moral, se aty po bëhet një mrekulli, thoshte Edi Rama, e patë se aty vazhdonte praktika e 25 viteve më parë, e groposjes. Pavarësisht se ka një kontratë që përcakton gjithçka ndryshe. 

Në fakt, aty nuk po groposoheshin, por aty po groposej sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor. Në ata kamionë që shkarkonin plehrat në një gropë të vjetër,a ty groposej dhe varrosej SKAP-i i partisë dhe sistemi i drejtësisë në tërësi. 

Ndonëse prej dy vitesh është deklaruar me dhjetëra herë se qytetarët e qarkut të Tiranës, paguajnë 29 euro për çdo ton pleh, pa llogaritur transportin, kjo tarifë e cila në kontratë parashikohet për djegie. Kurse për depozitim ka një tarifë prej 11 eurosh. Prej vitesh, Edi Rama, Erion Veliaj, presin euro, vjedhin çdo ditë dhjetëra-mijëra euro. Në total, diferenca prej 18 eurosh për çdo ton, shkon dhe depozitohet në kontot offshore të këtyre dy hajdutëve të paimagjinueshëm,” tha Berisha.

“SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e sipërmarrjes Rama-Veliaj. Nuk ka gjë më flagrante. Kjo vetëm se kjo sipërmarrje është e Ramës dhe Velisë.

Janë bërë 51 milionë euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për plehra që dikur digjen, në një kohë kur as nuk digjen, por as nuk seleksionohen, siç u betua dhe rrahu gjoksin sipërmarrësi i plehrave, Edi Ram, nën betim para parlamentit shqiptar.

Nuk ka akt më flagrant se afera e inceneratorëve. Nuk ka akt më të turpshëm se qëndrimi i drejtësisë ndaj kësaj afere. Mos harrojmë se akuzën e parë, për ministrin Koka e ka për korrupsion. Por nuk ka asnjë hetim për korrupsion. E përjashton. SKAP e ka të ndaluar të hetojë korrupsionin, ia ndalon partia me kohë. Nuk mund të hetojë korrupsionin. Dhe kalon në shpërdorim detyre. Edhe njëherë, shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre.

Drejtësia nuk ekziston. Afera e djegësave është afera më demonstrative e shtetit mafioz. Erion Veliaj, që kalon çdo ditë përpara kamerave dhe ushtron një terror mbi mediat për të censuruar, është një hajdut i papërmbajtur. Ka rritur taksën e plehrave me 80 përqind për qytetarin e thjeshtë dhe me 300 përqind për biznesin, për t’i vjedhur vetë në Sharrë.

Ka ardhur koha që këto konferenca t’i bëjmë te Bashkia e Tiranës, në kryeministri. Të paktën të personalizohet gjithçka, siç është gjithçka personale në këtë aferë. Ju i patë, dronët ia nxorën petët lakrorit. Dronët treguan se Edi Rama për xhepat e tij është i gatshëm të mashtrojë në betim dhe çdo gjë. Qytetarët dhe vetëm qytetarët do mund t’i japin përgjigjen e drejtë këtij problemi të pashembullt në çdo aspekt,” tha kreu demokrat.