Silva Caka: Akciza për birrën rrezikon falimintimin e 90% të kompanive
Rritja në mënyrë absurde dhe skandaloze akcizën e birrës për prodhimin vendas ishte tema e diskutimit në Emisionin e Mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri.Tv me Sekretaren e Marrëdhënieve me publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka.
Caka është shprehur se, Ministria e Financave e ka marrë këtë masë në kundërshtim të plotë me direktivat e BE-së, ku si qëllim kryesorë kanë mbushjen e xhepave të tyre dhe oligarkëve që bashkëpunojnë.
Sipas saj ky treg i cili është 50% prodhim vendas do të shkojë në raportin 80% importe dhe 20% prodhim vendas e si pasojë mijëra persona do të humbin punën e tyre.
"Qeveria Rama e ka merakun me njerëzit, sepse ne jemi i vetëm vend në botë që importojmë mallra dhe eksportojmë njerëz. Deri ditën që ata do ti keni futur të gjitha produktet e huaj në vendin tonë dhe ti kemi eksportuar të gjitha fuqitë dhe burimet tona njerwzore kjo qeveri nuk do të ndalet. Qeveria e ka merak që të jetë kundër njerëzve dhe shqiptarëve.
Një pjesë e mirë e punonjësve të kësaj industrie kanë eksperienca, e janë të mirë trajnuar dhe gjetja e një vendi pune për ta nuk është e vështire, por problemi qëndron te familjet e tyre dhe të ardhmes, pasi një plagë e madhe sociale për vendin është emigrimi
Kjo masë ka hyrë në fuqi që nga 1 janari sepse është pjesë e paketës fiskale të miratuar që nga nëntori, dhe buxhetit, prandaj të gjitha fabrikat e prodhimit të birrës e kanë mbyllur funksionin. Njerëzit që humbin punën nga kjo është një numër shumë i madh sepse janë rreth 1 mijë familje që mbeten pa të ardhura.
Ideja është që nëse ata kanë kontrata pune deh për momentin nëse prodhimi ka ndaluar ata janë të pezulluar dhe nëse kjo situatë vazhdon në fund do të mbesin pa punë. Tregu ynë punon 50% me prodhime vendase ndërsa pjesa tjetër është e importuar. Rritja e akcizës do të sillte dhe rritjen e çmimit për konsumatorët. Nëse do të vijojë rritja e çmimit të energjisë, e lëndëve të para dhe rritja e akcizës së birrës tregu vendas do të mbipopullohet nga produktet e importit gjë që do të sjellë 80% e produkteve të importuar ku si qëllim të tyre kryesor kanë interesat e rilindësve dhe kupolës drejtuese.
Kur u paraqit në parlament kjo kërkesë deputetët e Partisë së Lirisë propozuan një amendament. Është pretenduar nga Ministria e Financave se shkon në kundërshtim me direktivat e BE-së por këtë mirë se janë të painformuar por janë dhe injorant.
BE-ja ka një direktivë të caktuar 92/84 e cila i lejon vendeve që të kenë një akcizë të diferencuar përkundër standarteve europiane që të favorizojnë prodhimin vendas, dhe ky amendament i yni nuk u mor në konsideratë dhe u rrëzua. Ne e kishim shumë të qartë se kjo do të sillte mbyllje të të gjithë tregut të industrisë së birrës."- u shpreh Caka