VIDEO/ Ylli i Realit veproi me arrogancë, Ancelotti u përpoq t'i jepte një leksion jete
Trajneri i famshëm italian Carlo Ancelotti mbrëmë i ka dhwnw një mësim që ylli brazilian i futbollit Rodrygo do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës së tij.
Trajneri i Real Madridit shquhet për disiplinën e rreptë dhe kur nuk respektohet, pason një leksion i përjetshëm. Pikërisht kjo është situata që ka ndodhur në përballjen e djeshme mes Villarrealit dhe Real Madridit në kuadër të 1/16-tave të Kupës së Mbretit.
Specialisti italian zëvendësoi Rodrygon pas një loje të dobët në minutën e 56-të dhe kjo nuk i pëlqeu brazilianit. Përkundrazi, ai nuk pranoi t'i jepte dorën trajnerit të tij kur u largua nga loja.
0:23 c’est rodrygo que ancelotti gronde sur le banc comme ça ? ? c’est trop la street ce club https://t.co/G4o2aFaUBI
— . (@Olivier_sg) January 20, 2023
Në minutat në vijim, kamerat e shfaqën Ancelottin duke i dhënë një leksion dikujt në stolin e Realit. Ancelotti konfirmoi në konferencën për shtyp pas ndeshjes se ishte Rodrygo.
"Tensione me Rodrygon? Nuk ka asgjë. Unë i thashë të mos harrojë të më përshëndesë herën tjetër kur të dalë nga loja", tha Ancelotti.
Olha só: imagens da transmissão do #RealMadrid vs Villarreal na TVE mostram como Carlo Ancelotti parece estar chamando a atenção de Rodrygo com o dedo em riste, após o jogador brasileiro ter sido substituído. ??️? #CopaDelRey pic.twitter.com/RcKpwB9ma8
— Fernando Kallás ?????? (@fernandokallas) January 19, 2023
Meqë ra fjala, Reali bëri një përmbysje të madhe dhe fitoi 3-2 ndaj Villarrealit për t'u kualifikuar në çerekfinale.
? "Tú a mí me saludas". Ancelotti, a Rodrygo. #DeportePlus pic.twitter.com/T8NF07ch23
— Thallesᶜʳᶠ?⚫️ (@Thallesmsa) January 20, 2023