Nipi i Matteo Messina Denaro organizoi protestë antimafie, por mungoi pjesmarrja

Nipi i Matteo Messina Denaro, Giuseppe Cimarosa, përsëriti qëndrimin e tij kundër mafies dhe xhaxhait të tij me demonstratës anti-mafie të organizuar para shtëpisë ku bosi i mafies fshihej para se të arrestohej.

“Nuk bëhej fjalë për një provokim kundër mafies, por për një ftesë për bashkëqytetarët të mi që të jenë më të guximshëm.” është shprehur Cimarosa duke shtuar më pas:

"Megjithatë, nisma ime nuk ishte shumë e pëlqyer nga frika apo edhe nga indiferenca. E kuptoj që shumëkush e ka të vështirë të ekspozohet, por është e nevojshme. Mafia e mbështet forcën e saj në frikën e njerëzve".

Përveç gazetarëve, policëve dhe fëmijëve që vinin e shkonin të pranishëm ishin 24 persona, pjesmarrje e cila mërziti nipin e bosit të mafies së arrestuar i cili i dëshpëruar u shpreh në një intervistë për La Stampa:

"Nuk shkoi mirë, prisja një pjesëmarrje krejt tjetër. Peppino Impastato do të bërtiste jashtë shtëpisë së mafias, le të themi se po fillon një epokë e re dhe sot festojmë kapjen e Matteo Messina Denaro.”

 "Nëse njerëzit nuk do të kenë më frikë, mafia do të kishte më shumë vështirësi të rigjenerohej", shtoi Cimarosa. 

"Për dhjetë vjet, duke mos pranuar programin e mbrojtjes, rrezikuam. Pas arrestimit të bosit, kuptova se kisha rrezikuar shumë më tepër sepse ai fshihej disa kilometra larg shtëpisë sime' tha ai.

Giuseppe Cimarosa është djali i Rosa Filardo, kushërirës së parë të Matteo Messina Denaro, babai i të cilit bashkëpunoi me drejtësinë.