Lajm nga Italia, Verona 'godet' Partizanin: Me ne po tentojnë të rrisin çmimin e Skukës, asnjë ofertë për të!
Xhuliano Skuka është një nga emrat më të përfolur në merkaton. Nga media të ndryshme, është mësuar se sulmuesi i Partizanit ka oferta nga klube të Serisë A italiane, veçanërisht nga Verona. Janë aluduar shifra të ndryshme, por asnjëherë nuk ka pasur diçka konkrete.
Së fundmi tjetër media ka hedhur dritë për të ardhmen e dibranit. Bëhet fjalë për “hellaslive.it” që raporton se Verona nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare për Skukën.
Kjo media shumë pranë klubit italian raporton se: “Nga sa mësuam, sulmuesi shqiptar Xhuliano Skuka është ndjekur nga stafi i Veronës, por asnjëherë nuk është diskutuar për blerjen e mundshme të tij.
Lecce është interesuar për të dhe në këtë mënyrë Partizani po përpiqet të rrisë çmimin, rreth 1 milionë euro plus 20 përqind të kartonit. Një operacion që klubi i Veronës nuk e ka nisur dhe as nuk do ta niste me kushte të tilla”.