kAFE SHQETO/ Shqipëria e përmbytur dhe e bllokuar nga bora, ja sesi do të vijojë të jetë moti
Situata nga moti në Shqipëri është paraqitur problematike, kjo për reshjet intensive në veri të vendit ku janë shkaktuar edhe përmbytje të mëdha. Për të diskutuar dhe parashikuar situatën meteorologjike në vend ishte e ftuar në Emisionin e Mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri TV, shte Anira Gjoni.
Sipas parashikimeve nga IGJEUM, Gjoni është shprehur se do të kemi një zhvendosje të masave ajrore të paqëndrueshme drejt jugut dhe qendrës së vendit, ndërsa reshjet nuk kanë rrezik të shkaktojnë përmbytje të mëdha.
"Duke filluar nga dita e sotme në qarqet e veriut reshjet e shiut do të ulen dhe nuk do ta kalojnë nivelin mesatar të tyre. Ndërsa pjesa tjetër e vendit duke filluar nga Tirana dhe jugu reshjet do të jenë mbi mesataren ku do të kemi prurje edhe shtim të sasisë së ujit në lumenjwt kryesor por pa rrezik përmbytjesh. Fundjava do të mbyllet me mot të lagësht por në mesin e javës tjetër do të kemi një mot më të mirë.
Temperaturat nuk janë akoma në nivelin që duhet të ishin, ato janë shumë të ngrohta dhe sjellin anomali, por nga dita e sotme në zonat malore do të kemi prezencë më të madhe të borës.
Sa i përket motit në muajit në vijim nuk mund të themi që pritet një dimër i vonuar pasi akoma nuk kemi të dhëna të duhura që të japim një mendim të saktë." u shpreh Gjoni.