Histori i padëgjuar më parë, lojtari i ndeshjes mori pesë pikerina vezësh për çmimin e fituar
Futbolli afrikan shpesh na ofron histori interesante që nuk i kemi parë dhe nga Zambia vjen një skenë shumë interesante në të cilën Kennedy Musonda merr pesë pikerina vezësh pasi u shpall lojtari i ndeshjes.
Musonda shënoi golin e vetëm për Power Dynamos në derbin lokal kundër Nkana në fitoren 1-0. Ai i solli ekipit të tij tre pikë të rëndësishme dhe si shpërblim mori pesë pikerina vezësh.
Mediat afrikane raportojnë se as vetë Musonda nuk e ka pritur këtë lloj çmimi, pasi një gjë e tillë nuk është traditë në ligën e Zambisë, por një vendim vetëm për një ndeshje, të cilin e ka zbatuar.
Ai mori dy pikerina vezësh për shënimin e golit kyç të ndeshjes, si dhe tre të tjera për çmimin si lojtari i ndeshjes. Ndeshja u luajt në nëntor të vitit të kaluar, por vetëm tani është bërë virale në mediat ndërkombëtare.
"Kenneth, urime. Shijo vezët e tua", i tha tifozi që i dhuroi vezët.
Momenti kur ai merr vezët tashmë është bërë virale në mbarë botën, por disa media ndërkombëtare e kanë kritikuar këtë vendim.
"Dua të them vetëm faleminderit për vezët që mora si dhuratë. Faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerëve dhe menaxhmentit, dua t'ia kushtoj çmimin një prej tifozëve tanë që humbi jetën", tha Musonda.
Megjithatë, pas një gjysmë-sezoni të shkëlqyer, përfaqësues i kombëtares së Zambisë siguroi një përparim në karrierën e tij. Ai u transferua te Afrikanët e Rinj të Tanzanisë, një klub shumë më i shquar që garon rregullisht në Ligën e Kampionëve në Afrikë.