EMRAT - Operacioni i SPAK/ Kush janë dy të arrestuarit në Durrës, mes tyre një agjent doganor

Zbardhen emrat e dy personave të tjerë të arrestuar me urdhër të SPAK në Durrës.  

Në pranga bashkë me Akil Nerjakun kanë rënë edhe Bashkim Haxhia, i cili i mbijetoi atentatit në makine me Plarent Dervishaj.

Po kështu është arrestuar Marsel Deçka, agjent doganor. Në kërkim është shpallur Julian Meçe. Ndërkohë që për Plarent Dervishaj është dhënë një masë e re sigurie.