Sarandë/ Fraktura në kokë dhe duar, paraqitet në spital një i dhunuar rëndë

Një person i dëmtuar rëndë është paraqitur mbrëmjen e 18 janarit ne spitalin e Sarandës. I dëmtuari ka dëmtime të rënda në fytyrë e trup, thyerje te hundës, thyerje te dhëmbit, thyerje të njërit gisht.

Identiteti i të dhunuarit është Gentian Omeri, 39-vjec nga fshati Verve, Bashkia Konispol.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë por ende nuk dihen detaje te tjera në lidhje me ngjarjen.