Përralla për kockat dhe leshin e mamuthit vërsul kërkuesit e thesareve në lumin e Nju Jorkut

Nju Jork – Të pyesësh njerëzit se çfarë mund të gjejnë të varrosur në baltë në fund të lumit East River të Nju Jorkut,  ka të ngjarë të të përgjigjen "bosin e mafias" përpara se të mendojnë për kocka mamuthi.

Por disa grupe gjuetarësh thesari kanë shkuar në luginën ujore javët e fundit, pasi dëgjuan një të ftuar në emisionin e komedianit Joe Rogan të pretendonte se kockat e mamuthëve prehistorikë, me shumë vlerë, ishin hedhur në lumë në vitet 1940.

Me gjithë mungesën e provave për të mbështetur historinë, kërkuesit e thesarit që përdorin varka, aparate zhytjeje dhe teknologji si kamera me telekomandë, kanë dalë në kërkim, me shpresën se ujërat e turbullta fshehin tufat e leshta të viganit, mamuthit.

“Mendoj se shanset janë po aq të mira sa llotaria. Dhe njerëzit i blejnë ato bileta çdo ditë, "tha Don Gann, 35 vjeç, nga North Arlington, Neë Jersey, një zhytës komercial që ka nisur kërkimet në ujë që nga fillimi i javës së kaluar me të vëllanë dhe dy punëtorë.

Gjithë kjo filloi kur John Reeves, një minator ari në Alaskë i apasionuar pas fosileve, hyri në një episod të emisionin "The Joe Rogan Experience" që u transmetua më 30 dhjetor për të folur për tokën e tij, ku ai personalisht kishte zbuluar shumë kocka të vjetra dhe tufa leshi.

Në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, nën pronësinë e mëparshme, duke gërmuar për ar, u gjet një grumbull mbetjesh gjitarësh prehistorikë.

Një pjesë e këtij materiali u soll në qytetin e Nju Jorkut dekada më parë për t'u dorëzuar në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore.

Reeves citoi një draft të një raporti të hartuar nga tre burra, duke përfshirë një që punonte në muze, që fliste për disa fosile dhe eshtra që konsideroheshin të papërshtatshme për muzeun dhe që u hodhën në lumë.

Reeves Rogan dhe një vendndodhje: East River Drive, i cili tani njihet si FDR Drive, rreth Rrugës 65.

"Ne do të shohim nëse dikush atje ka një ndjenjë për aventurë," tha ai, duke shtuar më vonë, "Më lejoni t'ju tregoj diçka për kockat e mamuthit, tufat e leshit të  viganit - ato janë jashtëzakonisht me vlerë”.

Pas transmetimit të episodit, Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore “i hodhi ujë të ftohtë” kësaj përrale, aq të ftohtë sa dhe uji i lumit East Rivee.

“Ne nuk kemi asnjë të dhënë për asgjësimin e këtyre fosileve duke u hedhur në lumin East River, as nuk kemi qenë në gjendje të gjejmë ndonjë regjistrim të këtij raporti në arkivat e muzeut apo burime të tjera shkencore”, thuhet në një deklaratë.