FOTO/ Pamje dramatike: Shihni radhët në Qendrën e Konsultave në QSUT

Këto pamje dramatike vijnë nga agjencia LSA dhe janë realizuar në Qendrën e Konsultave në QSUT.

Fotot nuk kanë shumë nevojë për koment.

Ndërkohë kujtojmë se një javë më parë, ishte kryetari demokrat, Sali Berisha që denoncoi radhët torturuese në Qendrën e Konsultave në QSUT.

“Radhët e Ramës dhe Manastirliut tek Konsultat e Sëmundjeve të Brendshme sfidojnë edhe propagandën e rrezikshme të këtij regjimi të egër,” shkruante Berisha.