SYRI TV/ Kurbin/ Banorët: Vetëm dy pika shi ranë dhe u përmbytëm

Në Bashkinë e Kurbinit janë disa hektarë tokë nën ujë.

Problemet më të mëdha janë në njësitë administrative Gjormë, Shullaz dhe Fushë Kuqe.

Në këto zona, për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese, uji ka përmbytur tokat bujqësore dhe disa rrugë rurale.

Për pasojë shumë shtëpi janë të bllokuara, ndërsa në terren kanë munguar përfaqësues të Emergjencave Civile.

Në fshatin Adriatik janë disa banesa të rrethuara nga uji, ndërsa banorët e këtyre zonave kanë akuzuar shtetin për situatën.

Ata janë shprehur se ndihen të braktisur. “Dy pika shi ranë dhe u përmbytëm,” thonë ata.