U akuzua nga dhunuesi se i ka ngacmuar seksualisht motrën, lihet në burg mësuesi nga Tepelena

Gjykata e Faktit ne Gjirokastër ka vendosur masën e arrestit 40 ditor në ngarkim te Kleanthi Laçit i akuzuar për ngacmim seksual ndaj te miturve.

Gjykatësja, Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurores Edlira Manelli e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik ne shkollën 9-vjeçare "Avni Rustemi" ne qytetin e Tepelenes.

Nga ana e tij mësuesi ka mohuar te ketë ngacmuar seksualisht nxënëset e tij. Pas paraqitjes së provave, gjykatësja Suela Dashi ka dhënë vendimin me 40 ditë paraburgim ndaj Kleanthi Laçit i cili ketë dënim do ta vuaje fill pasi te dalë nga spitali rajonal i Gjirokastrës nga ku dhe kurohet pas dhunës së ushtruar ndaj tij të dielën e kaluar, prej vëllait të njërës prej minoreneve te pretenduara se është ngacmuar seksualisht prej mësuesit.