VIDEO/ Momenti kur tre persona bien në lumë në Novi Pazar, raportohet se dy prej tyre humbën jetën
Dy persona kanë humbur jetën sot në një lumë në Novi Pazar.
Në pamjet që janë publikuar, shihet se rrjedhat e fuqishme të lumit kapin tre banorë.
Si pasojë e kësaj, njëri prej tyre ka arritur të mbijetojë, kurse dy të tjerët kanë humbur jetën.
Reshjet e shiut kanë bërë që në disa pjesë të ketë përmbytje të mëdha.