EMRI/ Po transportonte kokainë me tren, arrestohet shqiptari në Itali

Një prangat e policisë italiane ka rënë një 39 vjeçar shqiptar pasi u kap me 2 kg drogë.

Sipas raportimeve për mediat, 39 vjeçari  Orgi Jahaj, ishte duke udhëtuar me tren nga Lugano për në Milano.

Mësohet se pasi mbërriti në stacionin ndërkombëtar të Chiasso u kontrollua nga efektivët e Guardia di Financa të Ponte Chiasso, ku më pas iu gjet edhe kokaina.

Mediat italiane më tej shkruajnë se Orgi Jahaj u dërgua në burgun e Bassone dhe pritet të jepet edhe vendimi ndaj tij.