Britania e Madhe kthen në Shqipëri 26 persona, mes tyre edhe të dënuar për krime

Britania e Madhe njofton se ka kthyer në vendin tonë 26 shqiptarë, mes të cilëve edhe persona të përfshirë në aktivitete kriminale.

Lajmin e ka bërë të ditur, zyra e Home Office në Londër, e cila thotë se një pjesë  e shqiptarëve kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka. Ndërsa një pjesë tjetër ishin të dënuar për krime, duke përfshirë posedimin e armëve dhe furnizimin me drogë së klasit A.